“Pa sundim të ligjit nuk mund të hyni në BE”

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 17:25 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në organizim të Ambasadës Franceze dhe asaj të Gjermanisë është mbajtur konferencë për media rreth iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjermanë në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor.

Jean-Claude Brunet, ka paraqitur objektivat dhe origjinën e iniciativës për armët në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se do të ketë takime lokale me gjashtë shtetet e Ballkanit.

“Origjina vjen nga ajo që jemi duke u përballur me një situatë të tillë të trafikimit të armëve nga grupe, terroristë që mund të ilustrohet edhe me vitin 2015 me sulmin në Paris. Shumë nga këto armë kanë qenë të ardhura nga Ballkani Perëndimor dhe kjo është një nga arsyet e rreziqeve të armëve”.

“Kemi nevojë të marrin atë problem dhe të gjitha shtetet në Evropë, sigurisht nuk është vetëm në Evropë. Shumë rajone të botës ballafaqohen me këto situata të armëve”.

“Në Samitin e Triestes, Presidenti Francës kërkoi për momentum të ri që Franca të marrë një iniciativë të tillë. Dhe Franca e ka marrë atë”.

“Duam të sigurohemi që kjo çështje, armët që po hyjnë nga tregu ilegal, që të mos bëhet një rreth në këtë proces”.

“Kemi identifikuar hapat  e ardhshëm të nevojshëm që të ndihmojnë qeverinë në mision”.

Marcus Bleinroth tha se ka ardhur koha që të heqim dorë nga armët dhe t’i legalizojmë armët.

“Kjo krijon pasiguri jo vetëm për ju por për të gjithë rajonin. Në këtë problem duam t’ju ndihmojnë”.

“Ka ardhur koha që të heqim dorë nga armët dhe t’i legalizojmë armët në mënyrë që të sigurojmë sigurinë e vendit tuaj dhe BE”.

“Kemi dëgjuar për gjuajtjet e lumtura në Kosovë. Por kemi dëgjuar edhe se ato gjuajtje nuk kanë qenë të lumtura. Kemi dëgjuar për rastin e një njeriu hendikep, në karrige, që aksidentalisht është vrarë nga një gjuajtje e lumturisë në një dasmë. Kjo është diçka që nuk duhet të vazhdojë”.

“E di që nga e kaluara armët ju japin një siguri, por rajoni është shprehur për të hyrë në BE dhe duhet të dini se pa sundim të ligjit nuk mund të hyni në BE. Nuk do të keni më nevojë për armë për mbrojtjen tuaj”.

Të ngjashme