Pacolli dhuron 1 milion euro për Thumanën, me Ramën inspektojnë punimet

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka filluar të ndërtojë banesa për banorët e Thumanës që në vitin e kaluar, që shkaku i tërmetit mbeten pa kulm mbi kokë.

E për të parë nga afër fillimin e ndërtimit në Thumanë shkoi presidenti i këtij fondacioni, Behgjet Pacolli.

Së bashku më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Pacolli inspektuan punimet për ndërtimin e këtyre banesave.

Më këtë rast Rama i tregoi Pacollit infrastrukturën se si do të jetë ndërtimi i banesave në këtë hapësirë.

Rreth 2 000 persona pritet të akomodohen në ndërtesat që kanë filluar të ndërtohen.

Pacolli, pret që deri në vjeshtë të përfundojnë punimet.

“Dola sot për të parë fillimin e ndërtimit të banesave për personat, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Këto ndërtesa pritet të përfundohen në vjeshtën e këtij viti. Në to do të vendosen rreth 2 000 persona”.

Për ndërtimin e këtyre banesave, fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka dhuruar 1 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme