Pacolli: Kosova dhe NATO janë një

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar  NATO-n me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të kësaj aleance.

Ai ka shkruar në një postim në llogarinë në Facebook se NATO është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rruges drejt pavarësisë.

“Historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n”.

“Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme