Pacolli kujton 11 shtatorin: Ajo ditë ndryshoi botën

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka kujtuar këtë ditë, duke theksuar se Kosova qëndron krenare si partnere e SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe aleancës së prirë nga shteti më i fuqishëm i botës.

Postimi i plotë në Facebook:

Sulmet e 11 shtatorit në vendin mik, SHBA, ishin sulme ndaj lirisë, demokracisê dhe civilizimit të cilit i përkasim të gjithë ne.

Ajo ditë ndryshoi botën përgjithnjë, duke na bërë më vigjilent ndaj errësirës dhe së keqes.

Sot, Kosova qëndron krenare si partnere e SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe aleancës së prirë nga shteti më i fuqishëm i botës.

Nga më shumë se 2600 të vdekur, për fat të keq, kishte edhe viktima me origjinë shqiptare.

Sot, jemi të gjithë me New York-un dhe SHBA-në në një ditë si kjo, duke kujtuar e nderuar viktimat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme