Pacolli kujton ish-kryeministrin Rexhepi: Ishte i vetmi që më shoqëroi në vizitën në veri

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka kujtuar në trevjetorin e vdekjes ish Kryeministrin e parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Askush nuk jeton përgjithmonë, por disa njerëz nuk harrohen. Sot bëhen tre vjet që kur na la Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Një njeri i respektuar dhe i urtë, me të cilin kam vetëm kujtime të mira”, është shprehur Pacolli.

“Në vitin 2011, kur gjithë të tjerët më rekomandonin të mos e vizitoja pjesën veriore të Mitrovicës, ai ishte i vetmi që nuk hezitoj aspak të më përcjell”.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme