Pacolli: Libri i Dacit pasqyron realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli, duke komentuar librin e akademik Nexhat Dacit, ka thënë se libri i tij pasqyron saktësisht realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë, me ilustrim praktik dhe realistik.

Ai pasi ka marrë pjesë në promovimin e librit ”Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës” të akademik Nexhat Dacit, ka shkruar në facebook se Daci është një nga figurat politike që ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Libri i tij pasqyron saktësisht realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë, me ilustrim praktik dhe realistik. Unë kam pasur fatin të jam edhe pjesëmarrës të një pjesë të këtyre ngjarjeve historike. I dëshiroj z. Daci të mos ndalet deri të përfundimi i realizimit të sfidës tonë kryesor. Rumbullaksimi i shtetndërtimit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme