Pacolli: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Klaus Kinkel

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Kryeministëri i Parë i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përmes një publikimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, shkruan EkonomiaOnline.

Pacolli, e ka kujtuar Kinkelin si njeri liberal dhe paqedashës.

Postimi i plotë:

“Me pikëllim mësuam lajmin se sot, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel. Kinkel ishte liberal dhe paqedashës i madh, që me vendosmëri ju kundërvy luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë. Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera, Kinkel do të kujtohet si personalitet i shquar në Gjermani dhe Evropë. Kinkel ishte njëri nga mbështetësit e kauzës së drejtë Kosovës.

U shprehim ngushëllime institucioneve dhe popullit gjerman.”

Të ngjashme