Pacolli merr pjesë në takimin joformal të organizuar nga Rumania, kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të homologut të tij nga Rumania, Teodor Meleșcanu, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovë​s, Behgjet Pacolli, po qëndron në Bukuresht, për të marrë pjesë në takimin jo-formal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Takimi i tillë, respektivisht dreka jo-formale, që do të mbahet sot me të gjithë pjesëmarrësit e lartpërmendur, shihet si një mundësi për shkëmbim jo-formal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve është, që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale.

Në margjina të drekës jo-formale, kryediplomati kosovar, Pacolli, do t’i adresohet të gjithë të pranishmëve me një fjalim, ndërsa më pas pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák, rumun, Teodor Meleșcanu dhe polak, Jacek Czaputowicz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme