Pacolli ngushëllon familjarët e të vdekurve në Prizren

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur orë më parë në rrugën Prizren-Zhur, ku si pasojë humbën jetën tre persona.

Kjo tragjedi ka prekur të gjithë, mes tyre edhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Pacolli ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë. Sot tre veta vdiqën në këtë makinë në Zhur të Prizrenit. Keni kujdes! Mendoni për të afërmit tuaj, mbani shpejtësinë e lejuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve. Zoti ua shtoftë gajretin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme