Pacolli ngushëllon familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve në Shqipëri

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.

Me këtë rast ngushëllime familjes i ka shprehur kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se ky rast e ka prekur çdo familje shqiptare.

“Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi. Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!”.

Të ngjashme