Pacolli ngushëllon familjen Mehmedi

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 18:42 | Nga

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen Mehmedi, me rastin e vdekjes së publicistit Qani Mehmedi.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Mehmedit.

“Me dhimbje të madhe u njoftova për ndarjen nga jeta të mikut tim, gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi. Qaniun kam pasur rastin ta kem bashkëpunëtor në gazeten Lajm dhe sinqerisht ata që e njohën nga afër e dinë potencialin intelektual, sinqeritetin dhe shpirtbardhësinë që kishte figura e Qaniut. Familjes i shpreh ngushëllime të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu. Pusho në paqe Qani”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme