Pacolli ngushëllon familjen që humbi tre anëtarë në aksident trafiku në Gjermani

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, pasi tre persona nga kjo familje ndërruan jetë të premtën në një aksident të rëndë trafiku i cili ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, në Gjermani.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se lajmi për tre bashkatdhetarët është jashtëzakonisht i rëndë.

Ai po ashtu lutet që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.

“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, të premten rreth orës 09:00 të mëngjesit tre persona të familjes Krasniqi të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë i cili ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme