Pacolli nis turneun diplomatik në Afrikë, njohjet e reja dhe anëtarësimi në INTERPOL temat kryesore të vizitës

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 13:40 | Nga

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me Presidentë, Ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik, që Ministri i Jashtëm Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme