Pacolli pret në takim delegacionin kroat, diskutohet mbi rritjen e bashkëpunimit dy-palësh dhe shumë-palësh

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë.

Në kuadër të këtij takimi, Pacolli, fillimisht i ka informuar parlamentarët kroat me mbarëvajtjen e zhvillimeve të përgjithshme të vendit si brenda ashtu edhe jashtë.

Në vazhdim, të dyja palët kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, ndërkohë që është shprehur përkushtim dhe vullnet reciprok për zgjerim dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen dhe në të gjitha fushat e interesit.

Delegacioni kroat ishte në përbërje të, Domagoj Ivan Milošević, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Davor Ivo Stier, Anëtar, Joško Klisović, Anëtar dhe Jelena Špiljak, Sekretare e Komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme