Pacolli: Rrena, udhërrëfyesi i politikbërjes serbe

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:11 | Nga

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Facebook ka publikuar, siç e ka quajtur ai, udhërrëfyesin e politikbërjes serbe, sa i përket tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtete të botës.

Ky është udhërrëfyesi i politikbërjes sê Ivica Dacicit dhe qeverisë së Serbisë. Lexojeni se nga cila doktrinë udhëhiqen ata karshi Kosovës dhe lajmeve që i prodhojnë nëpër mediat që i kontrollojnë në Serbi.

“Rrena është interes kombëtar serb…Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…Rrena është në vetë qenien e serbëve…Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq, rikujtojnë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme