Pacolli: Skena politike të zbatojë virtytet e Rugovës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentitn Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli tha se skena politike sot duhet të zbatojë virytet e Rugovës.

Ai ia atribuoi virtytet si durimi, uniteti dhe dialogu presidentit historik, që sipas tij e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë.

“Urtësia dhe udhëheqja e tij në kohë kruciale të historisë së Kosovës ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë vyrtytet e vetme që e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë. Skena jonë politike sot duhet të reflektojë në arritjet historike që kemi bërë dhe të zbatojmë këto vyrtyte të Presidentit Rugova në kulturën e sotme politike. Kjo na mungon dhe na mungon Presidenti Rugova” ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme