Pacolli sulmuesve të gruas rome: A keni nënë apo motër?

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit të gruas rome që ndodhi sot në qytetin e Ferizajit.

Në reagimin e numrit dy të Qeverisë thuhet se ai është i shokuar nga pamjet e sulmit, dhe me këtë rast i’u drejtua atyre që e kryen sulmin: A keni nënë apo motër?

Shkrimi i plotë i Pacollit:

“Pashë pamje nga sulmi i sotëm në Ferizaj. Ju djem të rinj që sulmoni këtë grua të pa mbrojtur. A keni ndonjë motër apo nënë Ju? Kush ju jep të drejtën ta sulmoni? Policia e Kosovës të vepron sa më parë, me prioritet të lartë!!” ka shkruat Paqolli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme