Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për rrugëtimin e tij gjatë kohës sa ishte në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se si ishte larguar nga puna e tij 30 vjet më parë, duke themeluar sot kompaninë e tij.

Për këtë thotë se ‘Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet’

“Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time , i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë! Atje kisha punuar 13 vjet. Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit. Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u tërhoqa nga pozita. Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot. Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë”, tha Pacolli.

Të ngjashme