Pacolli uron besimtarët krishterë

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 12:17 | Nga

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve, duke thënë se festat si kjo e kthejnë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe përkujdesjen tonë.

“Me rastin e Festës së Pashkëve, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin Tim personal, t`Jua përcjellë urimet më të përzemërta, të gjithë besimtarëve të fesë së Krishterë”, ka shkruar Pacolli.

“Festat si kjo, e kthejnë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe përkujdesjen tonë”.

“Kombi ynë, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme, ndërsa kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë”.

“Andaj, në frymën e respektit dhe të tolerancës, ne duhet të punojmë së bashku për mirëqenien e qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë”, thuhet në urimin e Pacollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme