Pacolli: Zahir Pajaziti, dëshmi që populli ynë e deshi shumë lirinë

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Prishtinë, Selim Pacolli, me rastin 23-vjetorit të rënies, ka bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, raporton Ekonomia Online.

Pacolli ka thënë se veprimtaria dhe flijimi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është një dëshmi e fuqishme e dashurisë së madhe të popullit tonë për lirinë e atdheut, për të cilën u deshën shumë e shumë akte të tilla trimërie e vetëflijimi.

“Me fjalë nuk mund të përshkruajmë sakrificën e komandantit dhe dy personaliteteve më domethënëse të luftës për liri dhe pavarësi. Sot 23 vjet më parë, kombi ynë përjetoi një nga goditjet më të mëdha. Humbi luftëtarët e parë nga celulat e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Jeta, veprimtaria dhe flijimi i këtyre tre heronjve të Kosovës është një dëshmi e fuqishme e dashurisë së madhe të popullit tonë për lirinë e atdheut, për të cilën u deshën shumë e shumë akte të tilla trimërie e vetëflijimi. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë çlirimtarët e saj. Lavdi!”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme