Padi ndaj kompanisë që ndoti lumin Lepenc

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Pas një varg reagimesh nga OJQ-të dhe qytetarët e Kaçanikut, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka iniciuar një procesverbal ndaj një kompanie private, e cila dyshohet se ka ndotur lumin Lepenc me mbetje helmuese dhe kimikale. Kjo kompani e cila merret me shitjen e derivateve, është e obliguar që brenda ditës ta pastrojë e gjithë materialin e hedhur në shtratin e lumit Lepenc në afërsi të qytezës së Kaçanikut.

Ndaj kësaj kompanie tashmë është iniciuar lëndë në gjykatë për ndotje të rrjedhës së lumit Lepenc dhe për ndotje të ambientit. Nga këto mbetje helmuese kanë ngordhur një sasi e madhe e peshqve në lumin Lepenc. Ndërkohë të hënën ka reaguar edhe shoqata e peshkatarëve “Trofta e Lepencit” dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” në Kaçanik, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafë Hyseni, shef i inspektorëve për Mbrojtjen e Mjedisit, Ujërave dhe Natyrës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se është konstatuar në terren për dëmet që janë shkaktuar në lumin Lepenc, ndërkohë do të vendosë gjykata për ta ndëshkuar ndotësin.

Të ngjashme