Pagat për grevistët dalin të hënën

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli tha se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nga Ministria e Financave kanë thënë se ka ndodhur një gabim teknik, .

“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzekutohen”.

Hykolli këto komente i bëri në konferencën e BSPK-së në të cilën u vendos për pezullimin e grevës.

Reshit Kushaj nga SBASHK-u ka thënë se pas pezullimit të grevës në arsim deri në janar të vitit 2023, mësimi do të nis të hënën, më 3 tetor.

Sipas tij, ky vit do të jetë shumë i suksesshëm dhe se nuk do të ketë dështim të vitit shkollor.

“Mësimi fillon të hënën, viti shkollor nuk do të dështoj, besoj që ky vit do të jetë dhe më shumë i suksesshëm”, tha ai.

Tutje Kushaj u shpreh se e do të kthehen në proces mësimor pa kushtëzime.

“Na ka propozuar që të kthehemi në mësim edhe me kushtëzimi, por ne kemi pranuar që të kthehemi në mësim pa kushtëzim.

I pyetur se a ka mundësi që ndonjë shkollë të mos nis mësimin të hënën, ai tha se bazuar në të drejtën e grevës ka çdo individ, por bazuar në përvojën e mëparshme respektohet vendimi i SBAShK-ut.


LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme