Pagesa për sigurim për mërgimtarët e padrejtë

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 10:00 | Nga

Koordinatorja nga OJQ “Germin”, Fjolla Vukshinaj, tha se pagesa për sigurim kufitar për mërgimtarët, i cili në vitet e fundit është liruar, por nuk është eliminuar në tërësi, është e padrejtë.

“Në kuadër të programit të OJQ “Germin”, kemi programin për diasporën që është si urë lidhëse me to. Në kemi disa aktivitete që kanë të bëjnë edhe me komunikimet virtuale”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’.

Ajo tha se edhe një problem tjetër për preokupimet e diasporës është edhe votimi.

“Neve kreu i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Rrahim Pacolli na ka thënë se pagesa për sigurim kufitar bëhet pasi që Kosova nuk bënë pjesë në “Kartonin e Gjelbër” dhe shteti nuk është pjesë e OKB-së”, tha Vukshinaj.

Ajo bëri me dije se në kuadër të programit të OJQ “Germin”, do të ketë edhe projekte të tjera për mërgatën e cila është nj shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës, si dhe dërgimit të miliona euro.

Sipas raportit të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK), për nj vit dërgohen prej 500 deri në 700 milionë euro të deklaruara, ndërsa shumat e tjera nuk deklarohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme