Pajtimi mes shteteve, i rëndësishëm për sigurinë në rajon

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 12:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Themelimi i koalicionit “Komra” është më se i domosdoshëm për ballafaqimin me të kaluarën dhe për realizimin e procesit të pajtimit në rajon. Kështu u tha në takimin që u mbajt sot nga ky koalicon për debatin mbi pajtimin në rajon dhe Procesin e Berlinit.

Marjanoviq Rudan, bashkëpunëtore në projektin “Komra”, tha se thënia e të vërtetës dhe mbledhja e fakteve është shumë e rëndësishme për realizimin e Procesit të Berlinit, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e pajtimit ka pasur një rënie të madhe në nivelin politik për më tepër komisioni i së vërtetës është një prej çështjeve kyçe, e  këto komisione nuk janë formuar ende. Mungesa e pajtimit është një shtytës i problemit të sigurisë. Me disa vështirësi që ka të bëj me mungesën e vërtetimit të fakteve kjo nuk është një fazë e mirë”

“Thënia e së vërtetës është esenciale për Procesin e Berlinit. Pa gjetjen e fakteve nuk mund të ketë ndryshime në arsim ku mësohet për historinë andaj për këtë arsye është e domosdoshme të formohet komisioni për gjetjen e së vërtetës”, tha Rudan.

Ndërsa Adriatik Kelmendi avokues publik i iniciativës (KOMRA), tha se ky proces duhet të ndodh dhe të mos jetë në dorën e politikës. Sipas tij politika gjithnjë ka manipuluar lidhur me këtë proces dhe e ka përdorur për të fituar poena politik.

“Rreth 20 vjet nga përfundimi i luftërave ne shohim që palët e tjera nuk janë të gatshme që të pranojnë humbjet e palës tjetër cilado qoftë ajo. Ne kemi   shembullin e Kosovës dhe pritjet për Gjykatën Speciale. Kemi parë në Serbi për herë të parë të flitet gjatë luftës në Kosovë në kohën kur është për përpjekje të   rrëzohet nga një pushtet atje.Ideja është e gjetjes së një databaze ku janë të gjithë të rënët të vrarët dhe humbjet e tjera njerëzore të gjithë popujve në Jugosllavi e cila do të pranohet nga të gjithë”, u shpreh Kelmendi.

Anita Mitiq, drejtoreshë e Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Serbi tha se do të jetë mjaft e vështirë pasi edhe pse po mundohen që barrën e të kaluarës të mos ua bartin fëmijëve ajo veç se ka ndodhur. Sipas saj bazuar në statistikat ekzistuese fëmijët serbë kanë urrejtje më të madhe për fqinjët më shumë se sa vet prindërit e tyre.

“Shumica e të rinjëve në Serbi kanë më shumë urrejtje për fqinjët se sa prindërit e tyre. Unë jam e tronditur pavarësisht se çka bëjmë apo çka themi në këtë epokë ende ka njërëz që mendojnë se ne mund të shohin të ardhmen pa u ballafaquar me të kaluarën. Njerëzit nga Beogradi frikësohen ti përdorin targat e Beogradit kur vijnë në Kosovë”, tha Mitiq.

 

Të ngjashme