Pajtimtari i Drenicës

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 09:49 | Nga

“Veç emrat e njerëzve të pajtuar dhe të vendbanimeve të tyre mos m’i kërkoni se kurrë nuk jua kallxoj”, ngulmon Vesel Xhemajli. “Nuk ka njeri më të dëmshëm për shoqërinë se i pabesi”.

Në fakt krejt angazhimi i tij për dekada me radhë lidhet me besimin që kanë krijuar njerëzit ndaj Xhemajlit. Ai nuk e di numrin e saktë të hasmërive dhe kontesteve të zgjidhura, por nuk e ka hallin e shifrave. Mision ka uljen e gjakrave. E nami i ka dalë deri në Zvicër. Një burrë e një grua jetuan gjashtë muaj të ndarë sherri i përplasjeve ndërmjet dhëndrit e vjehrrit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhëndri ishte pajtuar që nusja – e cila ia bëri letrat zvicerane – t’i dilte në krye një zotimi financiar familjar. Pas njëfarë kohe të lidhjes së lumtur, këstet e kredisë së nuses për makinën e babait u futën në mes të dashurisë së çiftit të ri. Në shtetin helvetik, burrë i hoqën unazat e martesës. Por nusja infermiere nuk ia prishi menjëherë burri letrat. U ndanë shqiptarçe në Zvicër. Përkohësisht. Në Kosovë dikush i çoi fjalë Xhemajlit, 73 vjeç, që të ndërmjetësonte bashkë me shokë.

“Vallahi ka pasë goxha fjalë të vështira, por besomë se në fund u pajtuan dhe u rrokën dorë për dore burrë e grue, edhe gruaja nuk u kthy te baba”, thekson Xhemajli. “Dëgjo bre çka po të them, nuk ka bre ma mirë se kur i bashkon një burrë e një grue”.

Bisedat e gjata, shpesh edhe me fjalë të drejtpërdrejta, në fund ia ndërruan mendjen edhe babait plangprishës. Ai mori përsipër shlyerjen e pjesës së mbetur të kredisë së makinës. Pas njëfarë kohe nusja e kthyer e kishte nxitur babanë t’i ftonte pajtimtarët në iftar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme