Pajtohen Mustafa dhe Devolli

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 09:48 | Nga

Drejtori menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe pronari i Devolli Company dhe Z-Mobile, Blerim Devolli nënshkruajnë sot një marrëveshje mirëkuptimi pas vendimit të Arbitrazhit.

Marrëveshja nënshkruhet në orën 11:00 në ndërtesën e Telekomit të Kosovës/Valës.

Në media dje është thënë se Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka pasur disa takime me pronarin e Z-Mobile dhe Devolli Company, Blerim Devollin, me qëllim arritjes se një marrëveshjeje për mospagesën e gjobës.

Jozyrtarisht, thuhet se palët kanë rënë dakord që gjoba që i është shqiptuar Telekomit të Kosovës nga Gjykata e Arbitrazhit në Londër që mos të paguhet, çka e shpëton Telekomin e Kosovës nga falimentimi dhe i krijon mundësi për investime.

Të ngjashme