Pak pjesëmarrës në marshin kundër dhunës (VIDEO)

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 20:45 | Nga

Gra, nëna e vajza u mblodhën në Prishtinë në marshin e organizuar kundër dhunës që u ushtrua ndaj një 16-vjeçareje, në një fshat të Rahovecit.

Krejt kjo ishte një iniciativë qytetare. Por, aty u panë edhe deputete e ministre të Kosovës.

Të gjitha së bashku marshuan drejt sheshit Ibrahim Rugova, para parlamentit, aty ku edhe do t’i vendosnin pankartat përmes të cilave shprehnin shqetësimet e tyre.

Marshit iu bashkëngjit edhe Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, e cila tha se po punojnë edhe në infrastrukturën ligjore, që rastet e tilla të trajtohen në mënyrë të duhur.

Por, në këtë protestë, numri i pjesëmarrësve ishte i vogël.

Ndërkohë, në fund të marshit, pjesëmarrësit paralajmëruan edhe protesta tjera për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme