Pakësohen, por nuk ndalen prerjet ilegale të pyjeve

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 08:12 | Nga

Numër më i vogël i prerjeve ilegale të pyjeve është evidentuar gjatë 2017-s, krahasuar me vitet paraprake. Megjithatë, kjo dukuri e degradimit të natyrës nuk ka mundur të ndalej. Mbi 10 mijë metra kub drurë janë prerë gjatë vitit të kaluar, të evidentuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), e cila menaxhon tokat publike pyjore, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo shifër është më e vogël sesa ajo e viteve 2016 dhe 2015, kur shifrat e prerjes ilegale të pyjeve mbërrinin në mbi 15 mijë metra kub. Ky trend rënës, sipas APK-së, vjen si pasojë e fletëparaqitjeve dhe gjobave të cilat i shqipton kjo agjenci.

Drejtori i Agjencisë së Pyjeve, Faruk Bojaxhi, ka thënë se nga institucioni që e udhëheq janë ngritur mbi 4 mijë fletëparaqitje kundërvajtëse e penale, vetëm gjatë vitit 2017.

“Agjencia pyjore e Kosovës nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit ka ngritur 127 fletëparaqitje kundërvajtëse dhe 22 fletëparaqitje penale. Ndërsa fletëparaqitjet e ngritura nga rojat e pyjeve janë 2934 kundërvajtëse dhe 1240 penale”, ka treguar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme