Pal Lekaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme – 24 orë jemi aktiv

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse gjatë gjithë ditës ka rënë borë, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat janë të kalueshme dhe atë pa vështirësi – të gjitha kompanitë kanë pasur makinerinë e mjaftueshme dhe po punojnë pa u ndalur”, ka thënë Lekaj në një lidhje direkte për Info Magazine.

“Vozitësit të kenë kujdes të shtuar sepse dhe të reshurat nuk kanë të ndalur”.

Lekaj ka treguar se në asnjë vend, madje edhe në zonat e thella nuk ka rrugë të bllokuara.

“Deri tani nuk kam asnjë informacion se ka rrugë të bllokuara, do të thotë po flas për ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë së Infrastrukturës”.

“24 orë jemi aktiv”.

Ndryshe Lekaj gjatë gjithë ditës ka qëndruar në terren për ta vëzhguar situatën e rrugëve pas reshjeve të borës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme