Palmer për Samitin e Parisit: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në takmin që sot zhvilloi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për Samitin e Parisit.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, Palmer tha se Washingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët europianë për zgjidhjen e problemit.

“Nuk mund t’ju them se si do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”, tha Palmer, shkruan REL.

Samiti i Parisit ku pritet të takohen përfaqësuses të palës kosovare dhe përfaqësues të palës serbe, mbahet nën organizimin e Gjermanisë dhe Francës.

Të ngjashme