Pamje nga aksidenti i rëndë ku mbetën të vdekur dy persona dhe u lënduan disa të tjerë

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 9 persona tjerë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë 3 automjete, teksa shkaqet që çuan deri te kjo tragjedi nuk dihen akoma.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme