Pamje nga rrahja ndërmjet 10 personave në Gjakovë

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje me të paktën 10 persona të përfshirë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Gjakovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës i ka thënë Gazetës Sinjali, se rrahja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se 6 persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Gjakovë.

“Rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në rrugën ‘Abedin Tërbeshi’ dhe deri më tani janë shoqëruar në stacionin e Policisë gjashtë persona. Po ashtu personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme