Pamje të personave të armatosur në “Beer Fest” (Video)

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 15:49 | Nga

Incidenti i mbrëmshëm në festivalin e birrës në Prishtinë “Beer Fest” ka lënë të lënduar, lehtë, më shumë se 40 persona.

Pas dëgjimit të krismave të armëve u dyshua se bëhej fjalë për një sulm terrorist dhe njerëzit e shumtë në panik filluan të largoheshin me vrap, duke shkelur kështu njëri-tjetrin.

Policia më pas njoftoi se bëhej fjalë për shtënie me armë në ajër, por personat nuk ishin identifikuar.

Klan Kosova ka siguruar një xhirim ku dy persona, deri më tani të panjohur, duket se lëvizin në vendin e ngjarjes me revole në duar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme