Panairi “Gratë në Biznes” tubon gra ndërmarrëse

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 14:31 | Nga

Një panair që synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve në biznes dhe integrimin e tyre në shoqëri është hapur sot në qendër të Prishtinës.

Panairi “Gratë në biznes 2016” është hapur në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e grave ndërmarrëse në Kosovë.

Panairi organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OJQ-në “Gratë në Biznes.

Panairi “Gratë në Biznes” ka tubuar gra ndërmarrëse nga e gjithë Kosova, të cilat kanë ekspozuar produkte të ndryshme artizanale dhe ushqimore.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa, në hapje të panairit, vlerësoi se po shtohet numri i grave që po marrin pjesë në biznes dhe që po bëhen ndërmarrëse të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme