Pandemia iu vuri dryrin mbi 200 bizneseve në komunën e Gjakovës

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kohës së pandemisë sipas të dhënave të zyrës regjionale të aleancës kosovare të bizneseve në komunën e Gjakovës janë mbylluar mbi 200 biznese.

Këtë e ka bërë të ditur Argjend Fetahu drejtori i AKB-së për rajonine Dukagjinit. Ai tha se jo të gjitha bizneset të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

Sipas të dhënave të AKB, mbi 5 milionë euro ka më pak qarkullim në ditë sesa në një ditë të zakonshme të viteve parprake.

Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë më shumë biznese të fushës së gastronomisë dhe hotelerisë. Nëse vazhdon edhe një valë e re e masave që ndalon aktivitetin e bizneseve dhe nuk rritet përkrahja nga shteti, ky numër i bizneseve të mbyllura dhe largimi i punëtorëve nga puna do të jetë shumë më i madh, dhe biznesi do të futet në krizë tha mes tjerash Fetahu.

Të ngjashme