Pandemia përgjysmoi sigurimin e automjeteve

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Mbyllja e qendra të regjistrimit të veturave nga data 16 mars e këtij, viti shkaku i pandemisë, ka bërë që gjatë kësaj periudhe shumë qytetarë të lëvizin nëpër rrugët e Kosovës, pa regjistrim të veturave.

Syri.net Kosova, merr vesh që nga data 18 maj (sot) këto qendra janë hapur dhe të njejtat po operojnë me kujdes të shtuar, ku qytetarët po kryejnë shërbimet në kordinim me masat e lëvizjes të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, pandemia e Covid-19, nuk e la pa pasoja as industrinë e sigurimeve në vend e cila funksionon në kordinim me qendrat e regjistrimit.

Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku , tha se si pasojë e pandemisë interesimi i qytetarëve për ta siguruar veturën ka rënë për 50 për qind.

Mazreku, tregon se një vendim të Ministrisë së Brendshme ku pezullohej afati kohor  prej 5 ditësh, prej momentit të sigurimit të veturave deri tek regjistrimi i veturave në Qendrën e Regjistrimit, ka bërë që industria e sigurimeve të vazhdoj punën.

Mirëpo edhe pas këtij vendimi, interesimi i qytetarëve për ta siguruar veturën ka rënë dukshëm.

Mazreku shton se pas vendimit të MPB-së që të mbyllen QR-të ka është vërejtur rënia e menjëherë ditën e parë.

Sigurisht që menjeherë është vërejtur, ditën e parë që interesimi për me u siguru është i vogël, sepse qytetarët në pamundësi për ti regjistruara automjetet, edhe normal pandemia si situatë e re tek ne mjetet nuk janë siguru. Çka kemi bo ne , procedura jonë e sigurimeve dhe ajo e regjistrimit janë procedura që kordinohen njëra me tjetrën , pasi kur të blejsh një sigurim je i obliguar që brenda pesë ditëve  me shku në qendrën e regjistrimit dhe me regjistru automjetin, nëse nuk e regjistron atëhere ti je i obliguar që këtë sigurim ta bësh nga fillimi. Ne kemi kërku me datën 17 menjeherë, që udhëzimi për regjistrimin e automjeteve, kryesisht kjo pjesa që e kufizon, që brenda 5 ditëve të regjistrohet vetura , kemi kërku me u pezullu , qytetarët me dal në  trafik vetëm me sigurim dhe jo me regjistrim , dhe kjo kërkesë e jona është pranuar nga MPB dhe brenda 24 orëve e kanë ndryshu vendimin.

Mazreku thekson, se gjatë kësaj kohe, ka qenë ish-ministri Veliu ai që ka bërë thirrje që Policia e Kosovës të ketë mirekuptim, që automjetet që janë pa regjistrim mos të dënohen, mirëpo policia nuk ka pasur mirekuptim për ata që dalin pa sigurim.

“Kemi informata që ata që jan dal pa sigurim janë dënu, por jo ata pa sigurim, pasi nuk kanë pas mundësi me bo regjistrimin” ka thënë Mazreku.

Tutje Mazreku, shton se pavarësisht situatës së krijuar, kjo industri me mirëkuptimin e Shoqatës, ka arritur ta mbajë të pa rrezikuar resursin human, ku sipas tij, prej rreth 3 mijë punëtorëve sa janë, asnjë nuk ka humbur vendin e punës.

Sigurisht që tregu i sigurimeve punëson në mënyrë direkte rreth 3 mijë punëtorë me kontrata të rregullta , por që janë edhe rreth 2 mijë familje tjera që janë të varura indirekt nga kompanitë e sigurimeve, ose i kanë lokalet e lëshuara me qira, ose lidhen indirekt në ndonjë formë me këtë veprimtari. Sigurisht që kjo ka shkaktu një lloj panike në industri, mirëpo ju informoj dhe iu siguroj që deri me sot, asnjëra nga kompanitë nuk ka marrë masa ndaj punëtorëve, sepse ka qenë kërkesë e shoqatës që të shohim çka po ndodh me të gjitha bizneset tjera.

Tutje, Mazreku shton se gjatë kësaj kohe kanë kërkuar që çdo herë duke i respektu rekomandimet e IKSHP-së, të hapen qendrat me qenë se nuk janë pjesë e pakos së qeverisë , por në forma tjera mos të bllokohen që ti rrisin të hyrat dhe kjo industri të mos vie deri tek momenti i largimit të punëtorëve nga puna.

Të ngjashme