Pandemia shtyn shumë projekte të MKRS-së për vitin tjetër, Dumoshi thotë se kjo është hendikep

Fushë-Kosovë | 16 Kor 2020 | 14:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi bashkë me kryetarin e komunës, Burim Berisha inspektuan vendin në të cilin pritet të ndërtohet palestra e sportit, afër Pishave të Sllatinës, raporton Ekonomia Online.

Afër këtij vendi është duke u ndërtuar edhe objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës, investim i MKRS-së prej 2 milionë euro.

Duke folur për mbarëvajtjen e punës në ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, ministrja tha se për shkak të pandemisë punimet në këtë projekt të ministrisë janë zhvilluar me një dinamikë të reduktuar.

“Bisedova me inxhinierin dhe presim një raport që do të vij për fazën ku ndodhen saktësisht punimet edhe sipas projektit me të gjithë specifikat e statikës e detaje tjera për të parë pengesat eventuale”.

“E rëndësishme është që punimet janë duke vazhduar, është duke e ndërtuar etazhe e dytë e objektit ngase Muzeu i Historisë së Natyrës është një objekt i cili në vete përmban tri ndërtesa, por shpresoj që në tërësi objekti do të finalizohet në afatet e parapara optimale”, sqaroi ministrja.

Ministrja Dumoshi foli po ashtu edhe për ndërprerjen e investimeve kapitale nga ana e Qeverisë për shkak të pandemisë.

Sipas saj, kjo është  hendikep veti, porse prioritetet qeveritare kanë bërë që shumë nga projektet që ka pasur në plan MKRS-ja të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Të ngjashme