Paraburgim për dy zyrtarë komunalë në Viti

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj dy zyrtarëve të komunës së Vitisë, F.A dhe F.R.

Të dyve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkaq tre të dyshuarve tjerë, të cilët po ashtu po ashtu dyshohet se keqpërdorën detyrën u liruan në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.

Me 18 korrik të 2019 F.A. po dyshohet se ka urdhëruar blerjen e zhavorrit për t’i shtruar dy rrugë, njërën në Pozhoran e tjetrën ne Terpezë, të cilat tashmë ishin asfaltuar.

Kontrata e zhavorrit ishte nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro.

Derisa, tre të dyshuarit me iniciale R.Sh.-Kryetar, SH .K. dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit si person prezentë “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender.

Sipas avokatit të të dyshuarit F.A nuk behtë fjalë për blerje të zhavorrit që të shtrohet mbi asfalt, por sipas tij vetëm pagesa për zhavorrin u bë me vonesë.

Të ngjashme