Paraburgim për ferizajasin, dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën nën 14 vjeç

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për Q.H. pasi i njëjti dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjecare në banesën e tij.

Sipas prokurorisë i pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën lindur me  2007.

Sipas prokurorisë  i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet , kur e ka kryer aktin seksual me të dëmtuarën , edhe pse sipas prokurorisë vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 22 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.H. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën lindur me  2007 – pra është e moshës nën 14 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet , ka kryer akt seksual me të dëmtuarën , edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim, por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, e konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “ pëlqim ” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim .

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme