Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Klinë

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit me inicialet F.SH., i dyshuar për dhunimin e një të miture në Klinë.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe  lehtësisht mund t’i shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij.

“Duke shtuar këtu faktin  se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i  njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qellim të shmangies se përgjegjësisë,  nëse i pandehuri lihet ne liri ekziston rreziku potencial se i njëjti mund të ik, të fshihet dhe  me këtë rast ti shmanget organeve gjate zhvillimit te procedurës”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu, duke pasur  parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit,  gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të  ike dhe kështu ti shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe  rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që vepra është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston  rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”.

Të ngjashme