Paraburgim për të dyshuarin që vrau nga pakujdesia 58 vjeçaren në Podujevë

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.ZH për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Të pandehurit M.ZH. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.ZH.. në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

I pandehuri M.ZH. dyshohet se më 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., e cila më datë 21.12.2020 nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në QKUK.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme