Parada e Krenarisë këtë vit vjen “Në emër të lirisë”

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Edhe këtë vit në Kosovë do të shënohet “Java e Krenarisë” e cila ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore, shkruan KultPlus.

Aktivitetet që do të mbahen përgjatë Javës së Krenarisë do t’i nxjerrë në pah këto çështje të cilat do të vijnë përmes diskutimeve, ekspozitave dhe eventeve artistike.

Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm që ka ndodhur kundër personave LGBTI pas Paradës së Parë të Krenarisë “Në Emër të Dashurisë”, si dhe për shkak të nevojës së tyre për të jetuar në vende ku ndihen të lirë nga paragjykimet, pa u ballafaquar me refuzime dhe diskriminim, tash organizatat dhe personat LGBTI vendosën që këtë vit Paradën ta emërojnë “Në Emër të Lirisë”. Në këtë mënyrë ne shprehim reagimin tonë dhe kërkesën për liri dhe siguri për komunitetet.

Sllogani “Në Emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurt, për liri te ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet.

Para e krenarisë do të mbahet të mërkurën më 10 tetor duke filluar nga ora 11:30 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Vitin e kaluar më 10 tetor është shënuar për herë të parë “Java e Krenarisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme