Paralajmërimi i Von der Leyen: Të moshuarit mund të izolohen deri në fund të vitit

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Personat e moshuar mund të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit, për të shmangur çdo rrezik për t’u prekur nga Coronavirusi.


Këtë e tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der leyen, në një intervistë për gazetën gjermane Bild.

“E di që është e vështirë, por bëhet fjalë për jetë a vdekje. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëjmë durim”, ishin fjalët e Von der Leyen. Zyrtarja e lartë e BE, la të kuptohet se një laborator europian mund të krijojë i pari një vaksinë kundër Covid-19. Ajo këshilloi gjithashtu qytetarët të presin, para se të prenotojnë pushimet për këtë vit. “Për momentin nuk mund të bëjmë parashikime të sakta për korrikun dhe gushtin”, tha Von der leyen.

Të ngjashme