Paralajmërohet përfundimi i gjysmë vjetorit të parë më herët se që ishte planifikuar

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me gripin sezonal dhe Covid-19.

Ai ka thënë se për këtë çështje dhe masat e reja do të diskutohet gjatë ditës së hënë.

“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurrohet gjysmë vjetori i parë,  dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me covid”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku janë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.

Për masa tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orë 19:00, në komunat që janë në zonë të kuqe, dhe se vendimet tjera do të jenë varë prej situatës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme