Paralajmërohet shtrenjtimi i biletave të autobusëve

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të javës së ardhshme më 18 maj, pritet të fillojë faza e dytë e lehtësimit të masave rreth pandemisë së koronavirusit në Kosovë.Për këtë ka njoftuar ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Në mesin e shumë bizneseve që do e rifillojnë punën, do të jetë edhe transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta.

Por kjo po del të jetë problematike dhe gati e paqartë për Shoqatën e Transportit Rrugor në Kosovë.Ruzhdi Kurtishaj që është udhëheqës i kësaj shoqate, ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti nuk është i duhuri.Sipas tij, ky lehtësim i masave për transportin urban dhe ndëruban, nuk vlen për të gjithë qytetarët.

“Rihapja e transportit urban dhe ndërurban me leje të veçantë është e paqartë për arsye se kjo nuk i përfshinë të gjithë qytetarët që duan të lëvizin mirëpo vetëm punonjësit e kompanive që e kanë të kontraktuar udhëtimin”, ka deklaruar Kurtishaj për Insajderin.Ai tutje ka potencuar se si shoqatë janë takuar me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdxhiku, mirëpo sipas tij nuk ka sqarime të hollësishme nga kryeministri Kurti.Kurtishaj tha se kjo zbutje e masave do të jetë problematike edhe në aspektin e lëvizjes së qytetarëve nga komuna në komunë.

“Kjo është mjaftë problematike për arsye se ora e lirë e lëvizjes së qytetarëve është dy herë në ditë nga dy orë, dhe ai që do të udhëtojë nga Prizreni në Prishtinë dhe më pas anasjelltas, dy orët nuk do të jenë të mjaftueshme”, ka shtuar tutje.Ai ka deklaruar se në qoftëse nuk merren masa edhe në aspektin ekonomik ku shumë biznese të transportit kanë humbje të mëdha, çmimet e udhëtimit mund të rriten.“Nëse respektohen masat e IKSHPK-së në lidhje me mbajtjen e distancës se udhëtarëve në autobus, dhe në një autobus caktohet strikt numri i udhëtarëve, çmimet padyshim se mund të rriten”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme