Parandalohet futja e kontrabandës në QK Dubravë

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës ‪07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike.

Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj  të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme