Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Vërmicë

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

“Në Vërmicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara, thuhet në një komunikatë për media të doganës.

Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit, dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: “Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, Xhama me dioptri të ndryshëm”.

Tutje thuhet se të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Të ngjashme