Parandalohet kontrabandimi i pajisjeve mjekësore

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Han të Elezit njësit e doganës gjatë ditës së sotme kanë arritur të parandalojnë tentim kontrabandën me pajisje medicinale.

“Në pike kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj. Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në vijën e dytë, dhe gjatë kontrollës në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Malli i ndaluar është si vijon:

• Endo Grasper – GRASPER
• Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce
• SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5
• SERACONTROL REF 501 5ml – 5
• SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3
• Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX
• PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ – 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil)
• Regular Platform Implant (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant)

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse.

Të ngjashme