Paraqitet dëshmitari i parë në rastin e Salih Mustafës

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Në Hagë sot duke filluar nga ora 09:30, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.

Seancën e kaluar Mustafa deklaroi se është i pafajshëm dhe braktisi seancën pasi sipas tij asnjë nga akuzat e lexuara nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith nuk ishte e vërtetë. Smith tha se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës.

Në sallë, është prezantuar dëshmitari i parë, i cili është dëshmitari i mbrojtur me zërin e ndryshuar dhe identitetin e mbrojtur.

Të ngjashme