Parashikimi i Miftarajt rreth PZAP-së: Sa dashnia e sa e shamja ka me u shpërnda

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të djeshëm të KQZ’së për moscertifikim të listave, barra për këtë proces do t’i bartet PZAP’së, meqë partitë politike do t’i drejtohen me ankesa këtij institucioni. Lidhur më këtë çështje ka shkruar sot edhe Ehat Miftaraj i IKD’së, i cili thotë se në ditët në vijim të gjithë do t’i njohin anëtarët e PZAP’së, meqë thotë se do të ketë sharje të shumta e shpërndarje dashurie.

Ai pas vendimi të djeshëm të KQZ-së për moscertifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës e AAK-së, thotë se shumë pak njerëz e dinë se kush është kryetar dhe anëtarë të PZAP-it.

Lëvizja Vetëvendosje pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se do t’i vazhdojnë procedurat ligjore në PZAP.

“Parashikim: Sot dhe neser pak njerez e dine se kush eshte Kryetar dhe anetare te PZAP! Neser, po veçanarisht te henen dhe te marten, krejte ama krejte, i madh e i vogel kane me i njofte”, ka shkruar Miftaraj.

Madje sipas parashikimit të tij, do të ketë edhe shamje e ofendime dhe për këtë nuk do të çuditet askush.

“Sa dashnia, shamja, ofendimi ka mu shpernda, skemi me u çuditë fare, se edhe me kete u mesuam fatkeqesisht”, ka shkruar Miftaraj.

E krejt në fund të statusit ka uruar që ta ketë gabim me parashikimin e tij.

“Ishalla jarabi jam gabim”.

Dje, KQZ-ja nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar kandidatët për të cilët KGJK ka konfirmuar se kanë probleme me ligjin, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme